Ditën e sotme, më 11 Maj 2025, Shqipëria voton për Parlamentin e ri. Sipa informacioneve, ka pasur përplasje fizike në një qendër votimi në Lushnje, mes komisionerëve të Partise Demokratike dhe Partise Socialiste.
“S’ka burrë nëne”, është dëgjuar të thotë njëri prej tyre.
Sipas komisionerëve të pranishëm, komisionerët e PD janë ankuar se ata të PS kanë filmuar votat e qytetarëve.
“Në mëngjes kanë ardhur anëtarët bashkë me sekretarin dhe kryetarin, anëtari i PD ka kërkuar të mbyllen kamerat, në atë moment ka ndodhur përplasja e parë. Më pas u mbyllën kamerat. Ka pasur pretendime nga anëtari i PD se ai i PS po bënte foto”, ka thënë njëri prej komisionerëve.
Pas këtij incidenti, votimi është pezulluar.