Ish-emisari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka bërë një postim në Twitter duke e akuzuar kryeministrin Kurti për zhvillimet e sotme në veri të vendit.
Grenell u shpreh se këtë mëngjes, Kurti kishte nxjerrë “gishtin e mesit” ndaj kërkesave të SHBA-ve dhe BE-së për depërshkallëzim të situatës në veri.
“Joe Bideni dhe Evropianët e ngritën një vijë të kuqe javën e kaluar. Ata thanë që Albin Kurti duhet ta de-eskalojë (situatën) dhe të nisë zgjedhjet e reja menjëherë. Këtë mëngjes, Kurti iu ngriti gishtin e mesit dhe e përshkallëzoi më tej situatën”, shkruan Grenell.
Nga kjo, ai ka ngritur përfundimet se shtetet e botës nuk e respektojnë Joe Bidenin. “Tjetër vijë e kuqe e shkelur, shtetet nuk e respektojnë Joe Bidenin”.
Në Mitrovicën e Veriut u arrestua më herët një person me emrin Milun Milenkoviç Llune, që sipas ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla ishte prijës i bandave kriminale.