Situata me zjarrin në Delvinë/ Vihet nën kontroll vatra në fshatin Kalasë, flakët në Tatzat rrezikojnë të përhapen drejt zonave të banuara

Vatra e zjarrit në Delvinë vijon të jetë aktive, ku flakët kanë përfshirë sipërfaqe të mëdha kullotash. Raportohet se aktualisht zjarri ndodhet pranë qafës së Skërficës, krah rrugës Kardhiq – Delvinë.

Për shkak të terrenit të thepisur dhe errësirës, operacioni për fikjen e zjarrit është ndërprerë dhe do të vijojë në një moment të dytë, por bëhet me dije se ekipet zjarrfikëse do të qëndrojnë në terren.

Ndërkohë zjarri në fshatin Kalasë ku rrezikoheshin zonat e banuara është shuar me ndërhyrjen nga ajri të dy helikopterëve që bënë që situata të vihet në kontroll. Në fshatin Tatzat, situata nuk paraqitet e njëjtë pasi flakët rrezikojnë të përhapen drejt zonave të banuara.


Shtuar 24.07.2025 23:21