Deri në orën 14:00 të ditës së sotme, janë raportuar 13 vatra zjarri në disa zona të vendit. Nga këto, 3 janë shuar, 9 janë ende aktive dhe 1 është në monitorim.
Vatrat e shuar:
Fshati Guras, Pogradec
Fshati Lapardha, Berat
Fshati Buz Madh, Fier
Zonat ku zjarret vijojnë të jenë aktive:
Dibër: Në Parkun Kombëtar të Lurës, në dy vatra të ndara pranë Liqenit të Zi dhe mbi fshatin Gurë-Lurë. Zjarr i përhapur edhe në Strikçan (Bulqizë) dhe Zall Gjoçaj (Mat).
Vlorë: Në zonën e Dukatit, mbi fshatin Qafa e Shëngjergjit. Flakët kanë përfshirë bimësi dhe kurora me pisha.
Elbasan: Në fshatin Shmil, pranë kufirit me Librazhdin. Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me gështenja.
Lezhë: Në zonën e Shkopetit, zjarri është përhapur në territoret e Kurbinit, Matit dhe Mirditës. Terreni është i vështirë dhe pjesërisht i paarritshëm.
Korçë: Në fshatin Vernik (Devoll) dhe Dishnicë (Korçë), zjarri vijon përhapjen ndihmuar nga era.
Gjirokastër: Në fshatin Kosinë, bashkia Përmet, ndërhyrjet janë të vështira për shkak të terrenit malor.