Olsi Bylyku është personazhi më i ri që i është bashkuar lojës së ‘Big Brother Vip 3’. Aktori i humorit ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes sa i takon jetës së tij sentimentale.
Pas ndarjes së bujshme nga Egli Tako, Olsi u përfol për një tjetër romancë me gazetaren, Denada Lura. Dyshja nuk kanë dalë ende me reagim publik, ndërsa kjo e fundit ka mbyllur rrjetet sociale menjëherë pas bujës për lidhjen me aktorin e njohur të humorit.
Para se të bëhej pjesë e shtëpisë së “Big Brother Vip”, në një intervistë për Fan Club ai ka folur pak rreth statusit të tij aktual.
“Olsi hyn si Olsi, single, i martuar, në një marrëdhënie, në një marrëdhënie të komplikuar, i kam lënë jashtë. A jam i hapur të krijoj lidhje? Nuk është se është e vendosur përpara se të hysh në BBV, besoj se është pjesë ndjesie dhe unë ndjesitë i kam lënë në Big brother që të jenë reale”, u shpreh Olsi.
View this post on Instagram