Sindi e Përputhen “thumbon” ashpër Borën dhe Donaldin, i del në mbrojtje Triksës

Një super vëmendje të madhe ka marrë takimi Bora-Donald në Afterparty-n që zhvilloi stilisti i mirënjohur, Valdrin Sahiti.

Mirëpo, së fundmi, ish-konkurrentja e Për’Puthen, Sindi Loci ka bërë një reagim në rrjetin social “Instagram” duke thumbuar dyshen Bora-Donald.

Sindi u ndal edhe të bullizmi që iu bë Beatrix, duke shkruar: “E bet gocen e shkret horre perpara te gjitheve vetem sepse u dashurua (me pastertine dhe sinqeritetin me te madh) dhe ra pre e dy lojtareve me te mëdhenj”.

Madje, ajo i konsideroi Donaldin dhe Borën si dy aktorë.

“Sa shpejt cirren ftyrat e verteta te njerezve! Po me vjen shum cudi per ne si popull sa te cuditshem jemi! E bet gocen e shkret horre perpara te gjitheve vetem sepse u dashurua (me pastertine dhe sinqeritetin me te madh) dhe ra pre e dy lojtareve me te medhenj. Ndersa dy te tjeret i nxorret shenjtoret/viktimat e shekullit. Sulmuat, cyberbullizuat, trajtuat si “djaj” ate dhe familjen e vet per dy aktoret qe ju pelqyen aq shum! A po ju pelqejn ftyrat e verteta te aktoreve?! Hajde popull dele shkoni prap mbeshtesni kta qe ju genjejn, njerzit fake si brenda dhe jasht se gjith jeten kete keni ber! Mos nxirrni kot mllef tani e mos u pendoni! Keto jan figurat qe ju doni! Keto jan njerzit qe ju pelqejn! Mos u ankoni as per Eurovizion, as per politikan, as per figurat publike! Genjeshtaret meritoni si popull se keto vlersoni!”

Mirëpo, një ditë më parë në Instastory, reagoi edhe ish-konkurrenti i Për’Puthen, Atdheu.

Ai publikoi dy foto të tij ku shkruante: “Dikur nga fundi më tha njeri i vogël. Por para dashurisë jemi të vegjël të gjithë”.

Mos vallë, këta ish-konkurrentë të Për’Puthen kërkojnë sërish të jenë në qendër të vëmendjes, teksa kërkojnë që të komentojnë ç’do gjë që ndodh përreth?

Megjithëse, kujtojmë që Sindi ka cituar më herët se në program është ndjerë në presion edhe nga vetë Bora Zemani dhe autorja Olsa Muhameti.

“Jam ndjerë në presion nga gjithëkush aty, jo vetëm nga konkurrentët, opinionisti, jam ndjerë në presion edhe nga prezantuesja dhe nga autorja dhe mendoj se e kam menaxhuar veten time shumë mirë pa pasur parasysh që njerëzit aty nuk parë asnjë nga prapaskenat që ne ishim gjatë gjithë kohës’’, tregonte Sindi më herët./albeu.com