Silva i dëmtuar, Guardiola: Kemi shumë mungesa të rëndësishme

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka pranuar se skuadra e tij tani ka probleme pasi Bernardo Silva iu bashkua listës së gjatë të lëndimeve të ekipit.

Portugezi, i cili nënshkroi një zgjatje kontrtate për një vit muajin e kaluar që do ta mbajë atë në City deri në vitin 2026, u detyrua të largohej dje para pjesës së parë në fitoren 3-1 të Cityt në shtëpi ndaj Yllit të Kuq të Beogradit në ndeshjen e tyre të parë të Ligës së Kampionëve.

City tashmë është pa lojtarë kyç si Kevin De Bruyne, John Stones, Jack Grealish dhe Mateo Kovacic për shkak të lëndimeve.

“Ai (Silva) nuk më tha asgjë në fund dhe unë nuk fola me mjekët, por mesa duket në ndeshjet e ardhshme ai nuk do të mund të luajë”, tha Guardiola.

Liderët e Premierligës, City presin Nottingham Forest të shtunën dhe do të kërkojnë të bëjnë gjashtë fitore në gjashtë, por Guardiola është i shqetësuar për ndikimin e mungesës së kaq shumë lojtarëve kryesorë në të njëjtën kohë.

“Ne jemi në telashe, por nuk do të them: “Oh, kemi shumë lëndime”, u tha ai gazetarëve.

“Kur kemi pesë lojtarë të rëndësishëm – lojtarë me të vërtetë të rëndësishëm – të lënduar, do të jetë e vështirë ta ruajmë atë situatë për një kohë të gjatë. Por është ashtu siç është”, shtoi spanjolli.


Shtuar 20.09.2023 12:25