Siguria në plazhe/ Federata Shqiptare e Vrojtuesve shqetësime për skemën e ndarjes

Federata Shqiptare e Vrojtuesve të Plazhit ngre shqetësimin se vendimi i qeverisë për t’ia lënë menaxhimin e plazheve vetëm hoteleve buzë detit mund të sjellë pasoja për sigurinë e pushuesve dhe funksionimin normal të stacioneve ekzistuese.

Në një intervistë për Ora News, sekretarja e përgjithshme e Federatës, Eni Metaj, tha se kjo risi krijon boshllëk në terren dhe cenon ndërhyrjen e strukturave që kanë operuar më parë në mbikëqyrjen e plazheve.

Federata shpreh shqetësimin se kjo mund të ndikojë direkt në sigurinë e pushuesve, veçanërisht në zonat që nuk mbulohen nga struktura hoteliere.

Ajo kërkon bashkëpunim me institucionet, në mënyrë që të shmanget kaosi dhe të garantohet një sezon turistik i sigurt për të gjithë.

Për të përballuar sezonin, Federata ka nisur certifikimin e vrojtuesve të rinj, të cilët duhet të jenë 18 deri në 55 vjeç dhe me aftësi të mira noti.

Rojet e plazhit ndër vite kanë shpëtuar dhjetëra jetë, ndërsa në mungesë të tyre nuk kanë munguar as tragjedinë në bregdet.


Shtuar 15.06.2025 12:52