Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare, vijojnë me intensitet operacionin “Siguria Detare”, duke monitoruar nga Velipoja deri në Ksamil, përfshirë edhe zonat liqenore dhe lumore në vend.
Vetëm gjatë javës së fundit janë kontrolluar 316 mjete lundruese, prej të cilave 20 janë sekuestruar për shkelje të ndryshme.
Në listë janë përfshirë 12 jet ski, 4 skafe, 2 gomone dhe 2 varka metalike me motor uji.
Tetë nga këto mjete janë kapur duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Drejtuesit e tyre janë gjobitur me nga 100,000 lekë secili.
Në një ndërhyrje emergjente në zonën Komani – Ksamil, Policia Kufitare shpëtoi 11 persona, shqiptarë dhe të huaj, që ishin në rrezik për shkak të dallgëve të forta apo defekteve teknike të mjeteve të tyre.
Gjatë javës janë menaxhuar gjithsej 8 situata emergjente përgjatë vijës bregdetare.
Policia apelon për respektimin e rregullave të qarkullimit në det: të shmangen shkeljet e perimetrit të sigurisë, të përdoren vetëm zonat e lejuara dhe të pajisen me mjetet e nevojshme të shpëtimit.
Çdo shkelje mund të raportohen në numrin pa pagesë 112, ku do të ketë reagim të menjëhershëm dhe masa të ashpra ndaj përgjegjësve.