Vala e fortë e të nxehtit me temperatura të larta i ka lodhur të gjithë dhe e ka bërë më të vështirë përqendrimin në punë.
Megjithatë, ka disa mënyra për të lehtësuar sado pak lodhjen që vapa na sjell në zyrë.
“Zgjohuni herët, punoni produktivisht në mëngjes dhe bëni një pushim në mesditë”, thotë kreu i Unionit, Johannes Nissen, në një intervistë për rrjetin RND.
“Në nxehtësi intensive njerëzit nuk janë aq aktivë sa në kushte të tjera. Përveç kësaj, gjumi i dobët për shkak të mungesës së ftohjes gjatë natës çon në probleme të përqendrimit”, shpjegon Johannes Nissen.
Johannes Nissen gjithashtu bën thirrje për “më shumë veshjetëfreskëta dhe më të lehta, edhe nëse kodi i veshjes së zyrës nuk e lejon këtë”.
“Një banjë e ftohtë e këmbëve nën tavolinë do të ishte gjithashtu një opsion i mirë për të qëndruar i freskët ndërsa punoni nga shtëpia dhe sigurisht në vapën e mesditës”, thotë ai.