Si të menaxhoni diabetin nëse jeni mbi 40 vjeç

Nëse keni probleme me diabetin dhe jeni mbi 40-vjecc, më poshtë gjeni disa këshilla se si mund ta menaxhoni sëmundjen kronike e cila shkaktohet nga nivelet e larta të glukozës në gjak gjatë një periudhe të gjatë kohore.

Kryeni 30 minuta aktiviteti fizik!

Hulumtimet tregojnë se njerëzit e diagnostikuar me diabet të tipit 2 para se të mbushin 40-vjeç janë në një rrezik më të lartë për goditje në tru dhe sulm në zemër.

Sidoqoftë, nëse nuk ju pëlqen të shkoni në palestër, keni shumë opsione. Provoni sporte të tilla si tenisi, ecja etj.

Ushqyheni shëndetshëm!

Përpiquni të ulni numrin e kalorive që konsumoni ccdo ditë, ku dieta mund të përbëhet nga 40%-50% karbohidrate, 25%-35% yndyra të shëndetshme dhe 20%-30% proteina pa yndyrë. Sigurohuni që të hani të paktën 25-30 gram fibra dietike çdo ditë, kufizoni marrjen e sheqerit në 40 g dhe ulni marrjen e kolesterolit në 300 mg, citon Health Insider.

Shijoni një numër të vogël yndyrash të shëndetshme, si vaji i ullirit, avokadot dhe arrat. Shmangni yndyrat e ngopura dhe trans që mund të gjenden në ushqimet e skuqura dhe shumë të përpunuara.

Kufizoni marrjen e produkteve të qumështit; qumështi i dhisë dhe djathi janë të dyja në rregull. Zëvendësoni produktet me bazë shtazore me produktet me bazë bimore.

Kujdesuni për këmbët!

Sipas qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, rreth gjysma e njerëzve me diabet vuajnë nga dëmtimi nervor, i cili prek këmbët. Mund të përjetojnë, mpirje, ndjesi shpimi dhe nxehtësi ose të ftohtë në këmbët. Edhe pse duket e parëndësishme, por plagët, prerjet ose flluska të patrajtuara mund të infektohen nëse lihen pa u vënë re.

Menaxhimi i diabetit mund të kërkojë kohë, por ju duhet të filloni të ushqeheni shëndetshëm dhe të stërviteni. Mund të bëhet e vështirë por nuk duhet të keni turp që të kërkosh ndihmë. Pse duhet ta provoni? Ai thjeshton procesin dhe siguron që ju të mund të hani ushqime të shëndetshme dhe të balancuara


Shtuar 2.10.2023 17:18