Hackerim-i (vjedhja) llogarive online është një çështje shqetësuese për të gjithë botën që së fundmi ka prekur Ballkanin dhe si rrjedhim edhe vendin tonë.
Si gjithmonë parandalimi është gjëja më e mirë që mund të bëni. Por, si duhet të veproni në mënyrë që të mos bini viktimë e këtyre hacker-ave?
Siguroni fjalëkalimin
-Ndërroni fjalëkalimin dhe vendosni një më të fortë, me të paktën 8 karaktere dhe të përmbajë shkronja të mëdha, shkronja të vogla, simbole dhe numra.
-Mos përdorni të njëjtin fjalëkalim për llogari të ndryshme.
-Mos i regjistroni fjalëkalimet në kompjuter, por shkruajini sa herë ju duhet të hyni në një llogari. Fjalëkalimet e regjistruar janë shumë të lehtë për t`u vjedhur.
-Ndërrojeni shpesh fjalëkalimin, të paktën një herë në 6 muaj.
Ndiqni këto këshilla:
-Shkarkoni në telefon/kompjuter një antivirus të mirë.
-Mos klikoni në faqe të pasigurta.
-Mos klikoni në tabela që ju dalin në faqe porno. Shumica janë viruse të rrezikshëm.
Si të mbroni intimitetin tuaj?
-Mos bëni foto ose video komprometuese.
-Mos mbani foto foto ose video komprometuese në telefonin/kompjuterin tuaj.
-Mos dërgoni foto ose video të tilla nëpërmjet email-it, Whatsapp-it ose chat-eve të ndryshëm.
Si përfundim e gjitha çfarë duhet të bëni është të tregoheni të kujdesshëm me gjërat që mbani në telefonin tuaj apo me faqet që klikoni online.