Nuk ka njeri që nuk e pret me shumë gëzim Vitin e Ri. Zbukurime pa fund, ushqime, ëmbëlsira, dhurata, festa, takime me njerëzit më të dashur dhe shumë gjëra të tjera të bukura janë ato që i plotësojnë festat e fundvtitit.
Është e vetmja periudhë që nuk mendojmë për punën, nuk stresohemi dhe çdo sekondë ia kushtojmë familjes.
Por pas kësaj magjie festash që të bën shumë për vete, vjen një moment shumë i hidhur kur duhet t’i rikthehemi realitetit, përditshmërisë, dhe punës së përhershme.
Për shumë njerëz kthimi në punë është vërtet shumë stresues, dhe shikohet si diçka shumë e vështirë.
Por sot në këtë artikull do ju tregojë se si ta nisni mbarë punën për 2023 pa u stresuar si herët e tjera.
Mes pushimeve dhe punës lini një ditë kohë t’i jepni kohë vetes.
Është e njëjta gjë që përsërisim pas pushimeve të verës, dua dhe ca pushime të tjera. Kështu në fakt ndodh edhe me pushimet e fundvitit. Që të mos e mbani mendjen vetëm te puna, një ditë para se të filloni punën merruni me punët e shtëpisë, sistemoni gjithçka pas festimeve dhe e nesërmja e punës do jetë shumë normale, ju sigurojmë për këtë.
Mos e stresoni veten që në ditën e parë të punës.
Javën e parë mbaroni vetëm punët dhe detyrat që kanë afatin më të shkurtër për t’u dorëzuar, pastaj nisni gjithçka me ritmin e duhur.
Argëtohuni sërish çdo javë siç keni bërë më parë.
Vërtet kaluam më shumë se një javë me festa, darka dhe dreka mes miqsh dhe të afërmve por brenda një jave kemi sërish nevojë të dalim për disa orë të argëtohemi. Nëse do i merrni parasysh këto këshilla ju do i ktheheni realitetit në mënyrën më normale të mundshme.