Si të dërgoni mesazhin e urimit për festat e fundvitit në disa kontakte në të njëjtën kohë në mënyrë private

Nëse dëshironi të dërgoni një mesazh urimi për festat e fundvitit për secilin kontakt që dëshironi, mjafton të shkoni tek opsioni “Broadcast list” në Whatsapp për ta bërë këtë gjë.

Çfarë është broadcast list WhatsApp?

Broadcast list në WhatsApp është një listë e ruajtur marrësish tek të cilët mund të dërgoni një mesazh privat me shumicë sa herë të dëshironi, pa pasur nevojë të zgjidhni secilin kontakt individualisht.

Kur përdorni funksionin, marrësit tuaj të zgjedhur do të marrin mesazhin tuaj vetëm nëse e kanë numrin tuaj të ruajtur në listën e kontakteve të telefonit të tyre. Mesazhi juaj do të shfaqet si një mesazh privat normal dhe përgjigja e marrësit do t’ju dërgohet vetëm juve.

Mos e ngatërroni këtë funksion me bisedën në grup, e cila lejon çdo përdorues të WhatsApp të shtuar në bisedë të marrë pjesë në një bisedë në grup.

Shkruani përshëndetjen tuaj dhe shtypni ikonën ‘dërgoni’ dhe mesazhi do t’u dërgohet si mesazh një-për-një marrësve në listën tuaj të transmetimit. /h.ll/albeu.com


Shtuar 24.12.2021 19:07