Si të dallojmë mjaltin e vërtetë nga ai fals me tre teste të thjeshta

Vështirë që të mos gjesh në dollapin e kuzhinës një kavanoz mjaltë. Por a jeni të sigurt që ai është 100% natyral?

Sot do ju tregojmë tre teste të thjeshta të cilat mund t’i provoni edhe ju nga shtëpia për t’u bindur sa origjinal është mjalti për të cilin keni shpenzuar jo pak para.

Testi me gishtin e madh

Merrni pak mjaltë dhe vendoseni tek gishti i madh i dorës. Nëse mjalti shpërhapet nuk është origjinal. Nëse qëndron i ngurtë aty, fiks ku e vendosët do të thotë që mjalti ka një cilësi të lartë.

Testi me ujë

Mbushni një gotë me ujë. Shtoni në të një lugë gjelle mjaltë. Mjalti i rremë do të shpërhapet në të gjithë gotë. Mjalti i vërtetë do të qëndrojë i ngurtë në qendër të gotës.

Prova e flakës për të njohur mjaltin e pastër

Merrni disa shkopinj të thatë. I lyeni me mjaltë. Provoni t’i ndizni me një çakmak. Nëse mjalti është i pastër, shkopi do të marrë flakë me lehtësi. Mjalti i rremë mban ujë, lagështirë dhe nuk do të ndizet.


Shtuar 28.12.2021 22:09