“Si s’e kam mundësinë t’i shaj familjen, burra pa nder”, Gerti shpërthen pasi Gjesti e G Bani fshehin ushqimet

Në një moment të pazakontë gjatë natës, Gjesti dhe G Bani janë parë duke fshehur ushqime, kafe dhe sende të tjera ndërkohë që banorët po flinin.

Pas këtij veprimi, tensioni ka shpërthyer mes tyre dhe banorëve të tjerë gjatë ditës.

Gerti është dëgjuar duke thënë me zemërim: “Burra pa nder, pa karaktere, pa familje. Ah, si s’e kam mundësinë ta shaj nga motra, a nga robët atë që ka bërë këtë punë, me gojën plot”.

Komentet e tij nuk kanë kaluar pa përgjigje.

G Bani, i cili kishte fshehur ushqimet me Gjestin, ka reaguar duke i thënë: “Çka the, për çka the tani?”

Gerti, duke vazhduar, ia ktheu: “Ta shaj njëherë atë që ka hequr kafen, ka hequr ilaçin”.

G Bani i përgjigjet me një qetësi të papritur: “S’ke shanca ta bësh këtë”.

Më pas, Danja ka shkuar për të pyetur G Banin lidhur me gjërat e fshehura, duke kërkuar informacion për kafen dhe ilaçin.

G Bani është përgjigjur në mënyrë të papritur dhe me nervozizëm: “A të kam ndonjë gjë borxh unë ty?”

Pas kësaj, dyshja ka vazhduar të diskutojë, duke shkaktuar tension të mëtejshëm.

Gjesti dhe G Bani, të cilët kishin fshehur ushqimet dhe sendet gjatë natës, kanë nxitur një diskutim të nxehtë.


Shtuar 27.01.2025 15:11

Tags: ,