Pushtimi i Ukrainës, për të cilin Kremlini këmbëngul se duhet të quhet “operacion special ushtarak”, ka sjellë sanksione të shumta për Rusinë nga Perëndimi që ka sakatuar ekonominë e tyre.
Ndikimi tek rusët e zakonshëm tashmë po ndihet.
Monedha e Rusisë, rubla, është rrëzuar dhe çmimet për një gamë të tërë mallrash dhe shërbimesh po rriten me shpejtësi, përfshirë udhëtimet jashtë vendit.
Vetë udhëtimi jashtë tani është shumë më i vështirë, pasi SHBA, BE dhe të tjerët kanë mbyllur hapësirën e tyre ajrore për avionët rusë. Mijëra rusë të rinj dhe të arsimuar tashmë janë larguar nga vendi.
Disa supermarkete të mëdha ruse po kufizojnë numrin e mallrave bazë që njerëzit mund të blejnë në të njëjtën kohë.
Qeveria thotë se kjo është për të kufizuar marrëveshjet në tregun e zi dhe inflacionin.
Lista e kompanive perëndimore që tërhiqen nga Rusia rritet gjithnjë e më shumë. Në qendrat tregtare në qendër të Moskës, shumë dyqane perëndimore janë të mbyllura; të tjerët nuk mund të pranojnë pagesa me kartë.
Para pushtimit, Moska ishte një nga qytetet më të avancuara teknologjikisht dhe të lidhura mirë në botë, me një sistem të klasit të parë të shërbimeve të transmetimit, pagesave në internet, shërbimeve teknologjike dhe digjiitale.
Përdorimi i parave cash ishte i rrallë. Por me kompani të tilla si Apple, Visa dhe Netflix që kufizojnë ose mbyllen në Rusi, këto shërbime janë duke u ndalur./albeu.com