Prej më shumë se një muaji debati parlamentar në Kuvendin e Shqipërisë i ka lënë vendin bilbilave dhe bllokimit të foltoreve si dhe akuzat e kundërakuzat nga të gjitha forcat politike.
Në 5 seancat e fundit kemi mazhorancën në një krah që me forcën e kartonit dhe në “emër’ të rrgullores së Kuvendit përjashtojnë deputetët e opozitës, dhe nga ana tjetër deputetët e opozitës që bllokojnë foltoret dhe përdorin blilbilat në emër të argumentit dhe gjuhës qytetare.
E njëjta histori edhe seancën plenare të kësaj të enjteje ku mazhoranca mori vendim për pezullimin e disa deputetëvetë opozitës, dhe pjesa tjetër e deputetëve të PD që bllokojnë foltoren dhe i bien bilbilit.
Aq sa kjo “lojë” acarimi në momente të caktuara prodhoi edhe batuta dhe ilaritet në sallë, dhe pikërisht kjo ndodhi në momentin që fjalën e moi një nga deputetët më të vjetër të Kuvendit të Shqipërisë, Erjon Braçe.
Që në nisje të fjalës së tij Braçe me ironi tha se solidarizohet me kolegun e tij demokrat Edmond Spaho, i cili sipas tij sot vuri një rekord gines, pasi kishte më shuëm se katër orë që i binte blibilit.
Më tej duke vijuar ironinë Brace ju bëri thirrje deputetëve të tjerë të D që kishin bllokuar foltorem që kur të kenë mundësi të zëvëndësojnë Spahon në rënien e blibilit.
“Së pari dua të solidarizohem me zotin Saho, ka 4 orë e 16 minuta që i bie bilbilit, ky ëhstë rekord Gines. Kam dhe një thirrje për ata të tjerët, po a keni cipë more, po si nuk i tha njëri nga ju, rri Mondi tani se do i bie unë për ty”, u shpreh Braçe.