Si në filma! 22-vjeçari me kanabis në mjet i ikën policisë, përplas një efektiv, arrestohet pas disa minutash ndjekjeje

Policia ka arrestar një 22-vjeçar në Sarandë. Fillimisht, i riu nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar, dhe tentoi të largohej me automjet me shpejtësi, duke iu rrezikuar seriozisht jetën efektivëve, pas disa minutash ndjekjeje, u kap.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi të vogël lënde narkotike kokainë, ndërsa gjatë kontrollit në banesë, iu gjetën 108 fishekë luftarak.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Vrina”.

Nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar, dhe tentoi të largohej me automjet me shpejtësi, duke iu rrezikuar seriozisht jetën efektivëve, pas disa minutash ndjekjeje, kapet dhe vihet në pranga 22-vjeçari.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi të vogël lënde narkotike kokainë, ndërsa gjatë kontrollit në banesë, iu gjetën 108 fishekë luftarak.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas që dyshohet se shpërndante lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Vrina”.

Në kuadër të këtij operacioni, në fshatin Vrinë, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi, automjetit me të cilin qarkullonte shtetasi i dyshuar i implikuar në këtë veprimtari kriminale, shtetasi K. M.

Pavarësisht sinjalizimit për të ndaluar, ky shtetas ka shtuar shpejtësinë e automjetit dhe ka goditur me automjet, një punonjës policie (agjent të Policisë Kriminale), i cili si pasojë është dëmtuar lehtë.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të këtij shtetasi dhe pas disa minutash, kanë bërë bllokimin e automjetit, si dhe arrestimin e drejtuesit të tij, shtetasit K. M., 22 vjeç, banues në Konispol.

Gjatë kontrollit fizik dhe në automjetin që drejtonte 22-vjeçari, shërbimet e Policisë gjetën një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kokainë, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij, gjetën 108 fishekë luftarak.

Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se ky shtetas e drejtonte automjetin, pa leje drejtimi dhe pa pasur dokumentacionin përkatës për këtë automjet.

Lënda narkotike, fishekët luftarak dhe automjeti i shtetasit K. M., u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.


Shtuar 17.08.2023 16:05