Një mbrëmje pas finales së madhe është organizuar një ‘afterparty’ për të festuar me të gjithë ish-banorët dhe të ftuar të tjerë VIP. Intervistat kanë qenë të shumta dhe Krist Aliaj nuk mund t’i shpëtonte disa pyetjeve nga gazetarët e Top Media.
Cila ka qenë marrëdhënia jote me Zazën?
Kristi: Nuk dua të komentoj për këtë, është e mbaruar, le të rrijë ashtu më mirë. Si me atë, si më Keisin, janë dy marrdhënie të mbaruara për mua.
Më Zazën ke pasur marrëdhënie të gjatë jashtë?
Kristi: Jo, jo të gjatë. Kishim disa muaj me njëri-tjetrin, ishte një distancë e gjatë, dhe kjo e bënte akoma më të komplikuar. Kshuqë për mua dhe kjo më mirë që përfundoi se tregoi që s’jemi për njëri-tjetrin.
Kristi ishte finalisti që doli në përballje me Luiz Ejllin në finalen e Big Brother VIP 2, por nuk arriti të fitonte.