“Si kukull apo si qokë karriere unë nuk rri”/ Braçe: Më intereson beteja politike! Tirana nuk vetëqeveriset dhe as nuk qeveriset

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka deklaruar se i intereson beteja politike me përmbajtje. Duke folur në “Top Story”, Braçe tha se nuk qëndron kot në politikë, si kukull apo si qokë karriere.

Braçe tha ndër të tjera, se Tirana ka një problem shumë të madh nuk vetëqeveriset dhe as nuk qeveriset. Socialisti theksoi se, industria e ndërtimit në qytet nuk ka standard qytetar, ndërkohë shtoi se kërkon standard të ri në këtë qytet.

Braçe: Ajo që mua më intereson është beteja politike me përmbajtje. Si kukull apo si qokë karriere unë nuk rri. Tirana ka një problem shumë të madh nuk vetëqeveriset dhe as nuk qeveriset. Nuk me intereson ndarja territoriale, nuk më intereson pushteti real i vendoreve. Sot që flasim nuk është kjo. Ka gjëra që janë bërë mirë në këtë qytet, në kohë të ndryshme. Industria e ndërtimit në qytet nuk ka standard qytetar. Nuk ka standard qytetar, nuk ka etikë, më vjen mua në penxhere ajo karabinaja që ndërtohet atje. Unë mendoj që është çështje standardesh. Kërkoj standard të ri në këtë qytet.


Shtuar 2.04.2026 22:32