Rozana Radi reagoi sot në “Goca dhe Gra” lidhur me lajmet e rreme të publikuara pak ditë më parë në rrjet, ku shkruanin se këngëtarja kishte ndërruar jetë.
Moderatorja dhe këngëtarja tregoi se njerëzit e saj të afërm janë shqetësuar nga publikimi i lajmit të rremë, ndërsa tha se mësuesja e fillores i kishte dërguar një mesazh me zë duke qarë.
“Po bëja dush dhe kur dola më kishin ardhur mesazh. Thashë po mirë jam, pse po më pyesin të gjithë. Më ka çuar një mesazh dhe mësuesja ime e fillores.
“Shyqyr, po dridhem, jam në punë dhe nuk po punoja dot. Shyqyr o Zot””-trego Rozana.
Këngëtarja pati edhe një mesazh për personin që e ndau lajmin e rremë.
“A kemi një ligj ne që na mbron? Nuk ka asnjë limit, ka ndodhur me shumë personazhe. I them atij personit që e ka publikuar, uroj ta kesh jetën shumë të gjatë, megjithatë, do rroj tre ditë më shumë se ty”.
