“Shumë investime!” Takimi i shqyrtimit analitik të legjislacionit, Varhelyi zbulon shtyllat ku do të bazohet procesi

Komisioneri Europian për Zgjerim, Oliver Varhelyi, ka zbuluar se cilat do të jenë pikat ku do të bazohet puna fillestare pas hapjes së negociatave.

“Do të jemi krah jush dhe do t’ju ndihmojmë. Screening nuk është vetëm ushtrim praktik mes anëtarëve të administratës publike por ka të bëjë me legjislacionin. shqyrtimi do të na ndihmojë edhe në çështjet që kanë rëndësi për njerëzit. Do prekim problemet e ditës, ushqimi, uji, ajri, kapacitetet e shëndetësisë, mbrojtja e të dhënave personale etj.

Procesi i antëtarësimit është proces transformues, por edhe të paturit një kuptom të përbashkët. investimet do të shtohen në ekonomi në sektorë kyç, mundësi të reja për bizneset, dhe këtë do edhe brezi i ri.

Planet e investimit janë shtyllat kryesore të bashkëpunimit.

Procesi i anëtarësimit do të shtohet edhe si një proces ambicioz.

Kjo është çfarë do të japë screening ndaj është i rëndësishëm.

Sot është hapi i parë i të bërit anëtarë të BE”, ka deklaruar ai./albeu.com/