Shuhet vatra e zjarrit në Selenicë, 30 hektarë ullinj dhe 1 banesë e djegur

Vatra e zjarrit në fshatin Lezhan të Selenicës, e cila ishte aktive prej disa ditësh dhe dogji mbi 30 hektarë ullinj është shuar.

Sipas informacioneve të deritanishme, si pasojë e flakëve është djegur edhe një banesë në pronvsi të Laver Aliaj dhe rrezikoi edhe disa banesa të tjera në fshat.

Në operacionin e ndërmarrë për shuarjen e flakëve ishin një grup zjarrfikësisht prej 12 personash me një mjet si dhe mjeti i MZSH Vlorë me 3 efektivë.


Shtuar 26.07.2022 09:15