Shuhet në moshën 85-vjeçare piktori i njohur

Ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare, një nga piktorët më të shquar shqiptar, Pjerin Sheldija, i njohur edhe si “Mikelanxheloja i Shkodrës”.

Ai është edhe autori i mbi 200 afreskëve në mbi 35 kisha në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Itali dhe në Angli.

Çdo punim, që kur ishte fëmije e deri në momentin që mbylli sytë, Sheldija vetëm i ka dhuruar duke mos pranuar t’i shesë për para.

Pikturat e tij, janë kaq të rralla sa 3 prej tyre, ndodhen sot në Vatikan dhe për kontributin e dhënë, Papa Benedikti i 16 e ka nderuar Sheldinë, “ Distinktivin e Kryqit të Shenjtë për Kishën dhe për Papën”.

 


Shtuar 30.08.2022 09:52