Shuhet Fatos Nano, reagon ish-kryeministri i Kosovës Haradinaj: Kontribues kyç i çështjes shqiptare në kohëra krize

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano, u nda nga jeta në moshën 73-vjeçare pasditen e kësaj të premte.

Reaguesve të shumtë nga politika iu bashkua edhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili e vlerëson Nanon për rolin e tij si udhëheqës dhe vizionar.

“Telegram ngushëllimi! Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit të Shqipërisë, z. Fatos Nano.

Në emrin tim dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Nano, të afërmve, kryeministrit Edi Rama, Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe gjithë shqiptarëve.

Mirënjohje për rolin e tij udhëheqës dhe vizionar.

Kontribuues kyç i çështjes shqiptare në kohëra krize brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë. U prehtë në paqe!”, shkruan Haradinaj.


Shtuar 31.10.2025 16:13