Avokati i Sali Berishës ka folur për mediat, pasi ka dalë nga Apeli i GJKKO, ku po shqyrtohej prej orës 09:00 ankimimi i bërë ndaj masës “detyrim paraqitje” dhe bllokim pasaporte për ish-kryeministrin.
Ai deklaroi se vendimi është shtyrë për ditën e nesërme në orën 11:00, pasi dosja ka qenë voluminoze.
“Ne kemi që në orën 9, në mënyrë shteruese kemi paraqitur gjithë argumentet që masat nuk qëndrojnë dhe çështja është një farsë… gjykata ishte në pamundësi për të dhënë vendimi pasi materiali është voluminoz dhe seanca u shty për nesër në orën 11:00”, tha ai.