Shtyhet vendimi, Ervin Salianji: Herën tjetër do të sjell prova të reja

Shtyhet për në datë 24 Prill gjyqi për Ervin Salianjin për dosjen “Babale”. Përfaqësuesi ligjor i gazetarit Jetmir Olldashi, Indrit Sefa, kërkon përjashtimin e gjyqtares Iliba Bezati.

Ervin Salianji, tha se në seancën e radhës do të ketë prova të reja.

“Ne kemi prova shkencore të provës së fajit, ngarkesës së barrës së provës që duhet ta ketë prokuroria. Do ju nxjerr prova që denoncimi im është 100% i vërtetë dhe institucionet shqiptare kanë shmangur hetimin pasuror të Geros Xhafës.

Besoj që do të kemi të gjithë kohën dhe detajet në seancën e datës 24 Prill. Nuk kam marrë asnjëherë sulme personale ndaj gjykatës apo prokurorëve edhe pse të gjithë janë të shkarkuar nga vettingu.

Gjyqtari Artan Gjermeni është në përgjimet e italianëve që ishte “zar” i fëlliqur i Enver Dondollakut dhe mendojnë se do të më mbyllin gojën mua apo opozitës. Është hera e parë që një deputet gjykohet nga gjykata të juridiksionit të përgjithshëm dhe jo SPAK-ut”, tha ai.

 


Shtuar 12.04.2024 10:43