Shtyhet seanca për statutin e Partisë Demokratike, avokati i Lulzim Bashës kërkon përjashtimin e gjyqtarit

Seanca për statutin e Partisë Demokratike në Gjykatën Civile është shtyrë sërish, ndërsa avokati i Lulzim Bashës ka kërkuar përjashtimin e gjyqtarit të çështjes.

Gjykata Civile rrëzoi kërkesën e përfaqësuesve të Partisë Demokratike zyrtare për paraqitjen e dokumenteve të këshillit kombëtar të Partisë Demokratike.

Seanca e radhës në lidhje me ndryshimet e statusit të 2 shtator është shtyrë për më 13 nëntor ora 15:00.


Shtuar 3.11.2023 10:05