Ditën e sotme, është shtyrë sërish seanca në GJKKO për Fredi Belerin. Raportohet se seanca e radhës do të mbahet më 7 Qershor.
Në seancë gjyqësore, në shkallën e dytë të gjyqësorit nuk ishte i pranishëm Beleri, i cili ndodhet pas hekurave për blerje votash, ndërsa kishte plotësuar një deklaratë se nuk dëshironte që të ishte në seancë, ndërsa theksonte se nuk kishte zgjedhur edhe një avokat.
Ndërkohë në seancë ishte i pandehuri Pandeli Kokaveshi, i cili po ashtu nuk e ka zgjedhur ende një avokat.
Në këto kushte, gjykata ka caktuar avokat kryesisht Pranvera Docin për Belerin, ndërsa Kokaveshit i jepet koha për ta zgjedhur avokatin, por paraprakisht është caktuar Arben Peco.