Shtyhet seanca në Apelin e Posaçëm për Fredi Belerin, ja arsyeja

Seanca në Apelin e Posaçëm për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri është shtyrë. Shkak mësohet se është bërë mungesa e avokatit mbrojtës.

Ndërkohë, seanca e radhës është caktuar në për 14 qershor në orën 10:00. Fredi Beleri, kërkon pafajësi për dënimin me dy vite burg për blerje votash.

Kryetari i zgjedhur i bashkisë Himarë, ka pretenduar që nga fillimi i procesit e deri më sot se kjo çështje është politike.

Beleri u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Vlorës në orët e para të mëngjesit të 12 majit 2023, vetëm dy ditë përpara zgjedhjeve lokale me akuzën se përmes bashkëpunëtorit, Pandeli Kokaveshi, ofroi 40 mijë lekë për tetë vota.

Përballë Jorgo Goros i cili kërkonte mandatin e katërt, Beleri nga koalicioni Meta-Berisha, megjithëse i arrestuar, u shpall fitues i zgjedhjeve të 14 majit.


Shtuar 7.06.2024 12:08