Shtyhet seanca ndaj eurodeputetes greke në lidhje me skandalin e korrupsionit në PE

Seanca dëgjimore e Eva Kailit për përfshirjen e saj në skandalin e Katarit u shty për 22 dhjetor. Ajo ndodhet në paraburgim, ndërsa në seancën e sotme nuk mori pjesë.

Megjithatë, tre të bashkëakuzuarit e saj u paraqitën para autoriteteve gjyqësore.

 

Në orën 15:30 ka përfunduar seanca gjyqësore. Sipas informacioneve të mëparshme, të pandehurit e Katar Gate janë larguar nga gjykata nga dera e pasme ndërsa nuk ka informacione se çfarë është thënë gjatë takimit.

Korrespondentja e NYTimes Monika Pronczuk raportoi më herët se Kaili përfaqësohej nga një avokat i ndryshëm në gjykatë nga partneri i saj, Francesco Giorgi.

Kujotjmë se se Eva Kaili , bashkëshorti i saj, Francesco Giorgi , ish-deputeti italian, Antonio Panzeri dhe një person i katërt, i cili ende nuk dihet kush është, akuzohen për pjesëmarrje në organizatë kriminale, pastrim parash dhe korrupsion./albeu.com