Seanca gjyqësore për dosjen “184” të Dibrës është shtyrë sërish dhe shkak është bërë mungesa e të akuzuarit Robert Aga, i cili ka njoftuar se ishte i infektuar me Covid-19.
Sot pritej që Aga, ish-Shef i Komisariatit të Policisë Dibër dhe Hasan Hoti ish-Administrator i Njësisë Administrative Lurë do të përballeshin me dëshmitarë.
Pala mbrojtëse fillimisht pretendoi që përgjimet të mos merreshin për bazë, ndërsa gjykata u hodhi poshtë kërkesën duke kërkuar që të përballen me dëshmitarët.