Seanca gjyqësore ndaj Emiljano Shullazit dhe të pandehurve të tjerë, Indrit Rusit, Indrit Taullai, Lulzim Berisha, Plarent Dervishaj, Viktor Imeraj, është shtyrë pasi do t’u jepet kohë avokatëve për të pyetur dhe ballafaquar me të penduarin e drejtësisë, Luftar Reçi.
Gjyktat e Posaçme vendosit që seancën e sotme ta zhvillojë me dyer të mbyllura, ku të pandehurit të përballeshin me Luftar Reçin, ky i fundit do të pyetet në cilësinë e dëshmitarit.
Të pandehurit akuzohen për vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lamaj. Ndërkohë, avokati i Plarent Dervishaj tha se nuk ka arsye që të zhvillohet proces i mbyllur.
Më herët Luftar Reci kundërshtoi përballjen live me Shullazin dhe anëtarët e tjerë të bandës së tij. Vetë Reçi përmes një letre nga burgu, i ka kërkuar gjykatës të dëshmonte përmes “Skype”.
Po ashtu ai ka theksuar dërgimi i tij në gjykatë mund të jetë i rrezikshëm, teksa në dëshminë e tij ka thënë: “Ardhja ime në gjykatë është si të dërgosh qengjin mes ujqërve”.