Shtyhet gjyqi për dosjen “Partizani”, zbulohet arsyeja

Seanca për dosjen “Partizani” është shtyrë për shkak se prokurori Arben Kraja kërkoi kohë për të mbajtur qendrimin e tij lidhur me kërkesat e avokatëve të të pandehurve.

Mësohet se seanca është shtyrë për më datë 13 tetor.

Të pranishëm në seancë ishin Jamarbër Malltezi dhe Xhimi Begeja, ndërsa Berisha dhe të pandehurit e tjerë u përfaqësuan nga avokatët e tyre.

Mësohet se avokati i Fatmir Bektashit, Sokol Hazizaj kërkoi pavlefshmëri të akteve hetimore, shpalljen e pavlefshëmirsë se procesverbalit të sekuestrimit të kompjuterit të shoqerisë.

Edhe avokatët e tjerë të Berishës dhe Malltezit kërkuan më herët pavlefshmëri të akteve hetimore dhe pritet që gjykata të shprehet lidhur me këtë kërkesë paraprake.


Shtuar 29.09.2025 13:23