Shtyhen afatet e regjistrimit të nxënësve në arsimin parauniversitar

Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar ka bërë me dije se bën afatet e regjistrimit të nxënësve në shkolla për këtë vit arsimor janë shtyrë.

Kështu, procesi i regjistrimit të nxënësve për vitin shkollor 2023-2024 për klasën e parë, gjimnaz ose shkollë të mesme të orientuar do të shtyhet deri më datë 04.09.2023 ora 23:59.

Për shkollat e mesme profesionale dhe gjimnazet me kohë të pjesshme mbi 18 vjeç, regjistrimet do të vijojnë të mbeten të hapura deri më datë 30.09.2023 ora 23:59.

“Shtyrje e afatit të regjistrimit, për vitin shkollor 2023-2024.
Të nderuar prindër dhe nxënës!
Procesi i regjistrimit të nxënësve për vitin shkollor 2023-2024 për klasën e parë, gjimnaz ose shkollë të mesme të orientuar do të shtyhet deri më datë 04.09.2023 ora 23:59.
Regjistrimi i nxënësve për vitin shkollor 2023-2024, për shkollën e mesme profesionale dhe gjimnaz me kohë të pjesshme mbi 18 vjeç do të vijojnë të mbeten të hapura deri më datë 30.09.2023 ora 23:59”, thuhet në njoftim.

 


Shtuar 2.09.2023 10:15