Shtyerja e seancës, Salianji: Kur kërkon drejtësi, vonesat dhe sorrollatjet janë të përhershme

Seanca për deputetin e PD Ervin Salianji në Gjykatën e Apelit është shtyrë për në datën 18 korrik.

Shkak për këtë është bërë mungesa e avokatëve, por edhe trupit gjykues.

Në një deklaratë për mediat Salianji është shprehur se kur një person kërkon drejtësi, gjithmonë ka vonesë në proceset gjyqësore.

” Për shkak të mungesës së avokatëve por edhe një anëtarë të turpi gjykues seanca u shty. Vonesa dhe sorollatjet janë të përhershme sa herë që një person kërkon drejtësi. Ankimi është i plotë, janë te gjithë elementet

Nuk ka pasur vepër penale. Në rastin tim unë kam paraqitur prova për të paraqitur para publikut dhe për të provuar pafajësinë time.

Jemi në një rast që duket sikur është i kolovitur, por është shumë e thjeshtë. Unë nuk kam bërë kallëzim, por një denoncim për një të dënuar.

Pjesa e investigimit të gazetarit është e njohur për publikun, sesi të gjithë drejtuesit e lartë politikë ishin të përfshirë në një çështje ku kërkonin të involvonin një dëshmitar të rremë, një personazh që sot i ka marrë paratë e veta nga qeveria dhe sot ishte dakord edhe me burgun që ka bërë,” është shprehur Selianji./albeu.com