Kryepeshkopi Anastas Janullatos është shtruar në spital, për shkak të një virozë sezonale.
Mësohet se gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme.
Njoftim:
Fortlumturia e tij, Kryepiskopi i Shqipërisë, z. Anastas, u shtrua në spitalin “Hygeia” të Tiranës pas shfaqjes së një viroze sezonale, në mënyrë që të jetë nën vëzhgimin e mjekëve.
Gjendja e tij shëndetësore është plotësisht e qëndrueshme dhe mjekët, të cilët po kujdesen për të, janë optimistë.