Shtrenjtohet nafta dhe benzina në Maqedoninë e Veriut

Benzinat nga sonte në mesnatë do të rriten për 1,5 denarë për litër, ndërsa dizeli do të rritet për 2,5 denarë për litër, vendosi sot Komisioni Rregullator për Shërbime të Energjisë dhe Ujit (KRSHEU). Vendimi rrit çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht me 1.9 për qind.

Çmimi i ri me pakicë i EUROSUPER BS-95 do të jetë 81,5 denarë për litër, EUROSUPER BS-98 do të shitet për 83,5 denarë dhe EURODIZEL (DE V) për 82,5 denarë për litër. Çmimi me pakicë i vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) rritet për dy denarë dhe do të shitet për 80,5 denarë për litër.

Me vendim të KRE-së për 0,064 denarë për kilogram rritet çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS dhe do të arrijë 51,599 denarë.

Si arsye për rritjen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës, KRRE tregon rritjen e çmimeve referencë të derivateve të naftës në tregun botëror në shtatë ditët e fundit me mesatarisht 1,873 për qind për benzinën dhe 2,983 për qind për diselin, si këmbimin më të lartë të dollarit për 0,956 për qind krahasuar me denarin. /Zhurnal.mk


Shtuar 18.04.2022 20:03