Shtrëngata shiu e dëbore, shkarkesa elektrike dhe acar, kështu parashikohet të jetë moti për të dielën

Moti për ditën e nesërme parashikohet i vranët. Që në orët e para të mëngjesit, parashikohen reshje shiu të herë pas hershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

Në pasdite dhe në mbrëmje, parashikohen reshje intensive në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike në zonën e jugut dhe atë të veriut.

Parashikohet mjegull e mjegullinë lokale nga reshjet. Era do të fryjë me drejtim Jug – Jugperëndim 3-10m/sek.

Përgjatë vijës bregdetare në zonat e ulëta pranë tyre dhe zonat luginore era do të fryj intensive dhe me rrahje, me shpejtësi që arrin deri në 20-25m/s. Valëzim i forcës 6 ballë me lartësi vale 4.0-4.5m.

Temperaturat do të vijojnë të mbeten të ulëta në të gjithë vendin, ku në zonat malore do të ketë edhe reshje bore./albeu.com/


Shtuar 22.01.2022 23:09