Ulja e temperaturave ka ndikuar në rritjen e numrit të vizitave pranë mjekut të familjes.
Sipas mjekëve, aktualisht qarkullojnë disa forma virozash si laringite, bronkite, gastroenterite dhe shumë raste të konfirmuara me Covid për të gjithë grup moshat.
Teksa edhe gripi sezonal është i pranishëm, mjekët këshillojnë vaksinimin i cili ka nisur që në muajin shtator.
Teksa gripi i stinës pritet të shënojë kulmin e tij përgjatë muajit dhjetor e Janar, mjekët këshillojnë kujdes në ambientet e mbyllura dhe grumbullimet, konsumimin e ushqimeve te freskëta e sa më shumë lëngje.
