Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta me anë të një postimi në rrjetet sociale ka theksuar vendosmëri e partisë së tij për rikthimin e referendumit në vend.
Ai shkruan se PL në bashkëpunim me Partinë Demokratike dhe grupet e interesit do ta bëjë të mundër rivendosjen e kësaj të drejte që populli e votoi në Kushtetën e vitit 1998, por që iu mohua më pas.
Postimi i plotë:
22 Nëntori i vitit 1998, dita kur përmes Referendumit populli shqiptar votoi për Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë meriton një nderim të veçantë.
Kjo është një nga ngjarjet më pozitive për demokracinë në vend, mirëpo prej 24 vitesh popullit shqiptar i është mohuar e drejta për t’u shprehur me anë të Referendumit.
Në bashkëpunim me Partinë Demokratike, me të gjithë forcat e tjera opozitare, me shoqërinë civile dhe grupet e interesit ne do të bëjmë të mundur që popullit shqiptar t’i rikthehet kjo e drejtë, të cilën ja garanton vetë Kushtetuta, që populli e votoi 24 vjet më parë.
Në një shtet të kapur dhe me institucione të paralizuara, e vetmja rrugë për rivendosjen e llogaridhënies është Referendumi./albeu.com