Gjatë një interviste në dokumentarin e fotoreporit britanik Robert Hackman, kryeministri Edi Rama, ka bërë me dije se shteti bektashi do të ngrihet në zonën ku aktualisht ndodhet kryegjyshata.
Kreu i shtetit shpjegoi se kjo nismë nuk është thjesht simbolike, por një mënyrë për të mbrojtur dhe ruajtur një nga thesaret më të çmuara shpirtërore të vendit.
Shteti i ardhshëm më i vogël në të gjithë botën do të ngrihet në territorin, ku aktualisht ndodhet kryegjyshata botërore bektashiane në kryeqytet.
Detajet u bënë të ditura nga vetë Kryeministri Edi Rama, i cili në dokumentarin e Dritare TV, theksoi se krijimi i këtij shteti do të ishte simbol i ruajtjes së fesë në vend dhe jo vetëm.
“Është vetëm një sipërfaqe e vogël toke, pak hektarë, që ata tashmë e zotërojnë dhe ku kanë qendrën e tyre. Por për Shqipërinë është një pjesë shumë e çmuar e trashëgimisë kombëtare, ndërsa për komunitetin është një garanci që ai do të vazhdojë të ekzistojë pa u zhdukur”, – u shpreh Rama.
Gjithashtu, gjatë intervistës për fotoreporterin britanik, Robert Hackman, kreu i qeverisë shpjegon se kjo nismë nuk është thjesht simbolike, por një mënyrë për të mbrojtur dhe ruajtur një nga thesaret më të çmuara shpirtërore të Shqipërisë.