Presidenti amerikan Joe Biden i ka ofruar ndihmë Haitit pas një tërmeti vdekjeprurës që goditi ishullin sot, njoftoi Shtëpia e Bardhë.
Presidenti amerikan u informua nga këshilltarët e tij për tërmetin në Haiti ku të paktën 29 persona humbën jetën dhe mijëra ndërtesa u rrafshuan, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.
Presidenti “miratoi menjëherë ndihmën amerikane dhe udhëzoi drejtoreshën e USAID -it Samantha Poëer të koordinonte përpjekjet”, u tha gazetarëve një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë./albeu.com