Shtetasit nga India “pushtojnë” Vlorën, mungesa e fuqisë punëtore detyron bizneset të marrin të huajt

Kanë lënë Indinë dhe kanë zgjedhur të punojnë në një fabrikë metali në Vlorë.  Disa shtetas indianë, që janë vetëm një pjesë e mijëra të huajve të cilët punojnë në Vlorë, thonë se janë larguar nga vendi i  tyre për shkak të pamundësisë për punësim atje.

“Po jemi shumë mirë këtu. Jam këtu prej 2 vitesh. Tirana dhe Vlora janë qytete të bukura dhe ka punë.”

“Kam ardhur 2 vite më parë dhe punoj në këtë fabrikë metali. Jam i kënaqur, edhe pagën e kemi të mirë. Pse e lamë Indinë dhe erdhëm këtu? Sepse këtu ka punë e atje jo.”

“Prej 2 vitesh kemi ardhur në Shqipëri pasi në Indi nuk kemi mundësi  punësimi. Jemi të kënaqur me punën dhe pagesën. Punëdhënësi na paguan gjithçka. Shqiptarët kanë zemër të mirë. Ndihemi si në shtëpinë tonë.”

“Kam lënë familjen në Indi  dhe kam 2 vjet këtu në Vlorë, në këtë fabrikë metali. Gjithçka shkon shumë mirë .Do të vazhdojmë të punojmë këtu, pasi në Indi është vështirë për punë.”

Për administratorin e fabrikes, mungesa e fuqisë punëtore e ka bërë të detyrueshëm punësimin e të huajve.


Shtuar 8.02.2024 19:17