Shtet i ri Bektashi në Shqipëri? Mërtiri: Qesharake dhe aspak serioze

Analisti Ergys Mërtiri e quan idenë e krijimit të një shteti Bektashi brenda Shqipërisë qeshrake dhe aspak serioze si vizion dhe si ide. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Mërtiri shprehet se nëse kjo ide bëhet realitet, atëherë duhen ndryshuar parimet themelore të kushtetutës.

Ergys Mërtiri: Problemi im është a ta marr me të qeshur apo jo. Nisma është qesharake, nuk është asapk serioze si ide, si vizion. Argumentat janë akoma më banale se sa vetë nisma. Është pa sens. Ideja që edhe vetë Kryegjyshata e mbron, prapë pa sens sepse nuk mund të thonë se ne jemi feja e vërtetë. Kjo është një nga ato nisma që prodhon të kundërtën e asaj që pretendon se do të prodhojë. Kjo është e shëmtuar mënyra se si i qasen.

Është problem kushtetute, nisesh të bësh diçka kundër kushtetutës, parimeve themelore të kushtetutës, nuk bëhet fjalë për një ligj periferik. Të sjellësh një kushtetutë të re vetëm se kërkon një kapriço. Nuk besoj se kërkohet nga jashtë. New York Times-in e ka thirrur Rama. Rama thotë se nuk e ka konsultuar me partnerët tanë. Unë nuk shoh interes që mund të kenë për shembull amerikanët apo ndonjë shtet tjetër. Nuk gjej dot. Unë besoj që kjo ka të bëjë me mendjen totalitare që ka Rama. Të gjitha gjërat i thotë jashtë, nuk na i thotë ne.


Shtuar 23.09.2024 23:12