Drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka bërë një vizitë ditën e djeshme në Prokurorinë e Elbasanit.
ABC mëson se Nano është takuar me drejtuesin e prokurorisë së Elbasanit Kreshnik Ajazi, ku temë diskutimi ka qenë hetimi për grupet kriminale në fushën e narkotikëve dhe çështjeve të tjera të krimit të organizuar.
Ndërkohë një fokus të veçantë i është dhënë luftës ndaj shtëpive të barit që është një fenomen që po përhapet në çdo qark në vendin tonë