“Shtëpia e Lirisë”, ku e ka kopjuar emrin dhe logon Berisha dhe Kryemadhi (FOTO LAJM)

Një ditë më parë, ish-kryeministri Sali Berisha njoftoi se grupi i tij do të hyjë në zgjedhjet e pjesshme vendore që do të zhvillohen më 6 mars në bashkitë Durrës, Dibër, Shkodër, Rrogozhinë Lushnjë dhe Vorë, në koalicion me Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Më vonë u mësua se logoja do të jetë “Shtëpia e Lirisë”, dhe sot u zbardh marrëveshja që kanë firmosur të dyja palët.

Por në ermin dhe logon e tyre ka diçka që nuk shkon, ose më saktë është shumë e parë.

Berisha dhe Kryemadhi nuk janë lodhur shumë, por logon e kanë marrë të gatshme nga  koalicioni i Qendrës së Djathtë në Itali, e drejtuar nga Silvio Berlusconi,  “La casa delle liberta’, që do të thotë “Shtëpia e lirisë”./albeu.com

Logoja e Berishës dhe LSI-së
Logoja e Berishës dhe LSI-së
Logoja e Silvio Berlusconit
Logoja e Silvio Berlusconit