Detaje të reja kanë dalë në dritë, nga ngjarja e rëndë në Tiranë, ku 35-vjeçari Jetnor Zhaboli, dhunonte fizikisht dhe psikologjikisht gruan, vajzën e mitur dhe nënën e tij, të cilët i mbante të mbyllur në banesë.
Sipas informacioneve, më sohet se 35-vjeçari kishte instaluar kamera në të gjithë banesën, edhe në dhomën e gjumit dhe në tualet.
Kur vetë dilte nga banesa, ai i monitoronte nga celulari.
Akoma edhe më rëndë, 35-vjeçari kishte montuar bllokues valësh, që familjaret të mos përdornin celularët dhe të mos bënin telefonata.
Burime policore bëjnë me dije se bashkëshortja e tij, kishte tentuar vetëvrasjen.
Në banesën e 35 vjeçarit, policia gjeti dy letra që gruaja kishte shkruar për familjarët e saj.
Bashkëshortja për shkak të stresit që po kalonte dhe dhunës nga bashkëshorti i cili ishte xheloz, në letra u jepte lamtumirën familjarëve dhe u kërkonte falje.
Më sohet se 35-vjeçari me profesion ishte ekonomist.