“Shtëpi bari” në Krujë/ Arrestohet 23-vjeçari dhe sekuestrohen 58 kg lëndë narkotike, në banesë u gjet edhe municion luftarak (VIDEO)

Policia ka zbuluar një “shtëpi bari” në Krujë, ku ishin përshtat dy ambiente për përpunimin dhe përgatitjen e lëndës narkotike për t’u shitur.

Në pranga është vënë pronari i banesës, të cilit iu sekuestruan edhe 58.5 kilogram kanabis në proces tharjeje.

Po ashtu policia njofton se në banesë u gjet edhe municion luftarak, ndërsa kishte edhe lidhje të paligjshme energjie.

Krujë/Zbulohen 2 ambiente të një banese, të përshtatura për përpunim dhe përgatitje për shitje të lëndës narkotike kanabis dhe të furnizuara me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Sekuestrohen 58.5 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis në proces tharjeje dhe municion luftarak.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Krujë, operacioni policor i koduar “Fokusi”.

Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga pronari i banesës ku u gjet edhe municion luftarak.

Shërbimet e Policisë, në vijim të kontrolleve të përbashkëta me OSHEE-në, Krujë, si dhe bazuar në inteligjencë informative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Fokusi”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi:

-V. S., 23 vjeç, banues në Derven, Krujë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”.

Në banesën e 23-vjeçarit, shërbimet e Policisë konstatuan 2 ambiente (dhomë dhe magazinë), të përshtatura për përpunimin, tharjen dhe përgatitjen për shitje të lëndës narkotike kanabis. Gjatë kontrolleve të imtësishme në këto ambiente, u gjetën dhe u sekuestruan në total, 58.5 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis në proces tharjeje, si dhe gjatë verifikimeve, në bashkëpunim me punonjësit e OSHEE-së, u konstatua se këto ambiente furnizoheshin me energji elektrike përmes lidhjeve të paligjshme. Në vijim të operacionit, u ushtrua kontroll dhe në ambiente të tjera të kësaj banese dhe u gjet e u sekuestrua edhe municion luftarak.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të shtetasit V. S.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Vijon…